Reperja, Megan Thee Stallion është shumë e emocionuar për koncertin e saj “SNL”, por pas këtij koncerti ajo po planifikon të marrë pushim për një kohë, transmeton InLajmi.
Meghan ndodhet në New York, dhe është duke bërë detyrën e dyfishtë si mikpritëse dhe e ftuar në episodin e së shtunës mbrëma (15 tetor) në Saturday Night Live.
Një ditë më parë, u raportua se shtëpia e saj në Los Anxhelos ishte thyer dhe më shumë se 300 mijë dollarë i ishin vjedhur, shkruan The Billboard.
“Më vjen vërtet keq, por pas SNL më duhet të bëj një pushim, jam shumë e lodhur, fizikisht dhe emocionalisht”, tha ajo. /InLajmi/