Kantautori shqiptar që jeton prej vitesh në Itali ka debutuar me romanin “Domani e për sempre” i cili doli në shitje më 19 maj.
Libri i parë i artistit me origjinë shqiptare, Ermal Meta, sjell në sytë e italianëve Shqipërinë e viteve 1943 dhe padyshim nuk kishte si të mungonte kjo vepër edhe në gjuhën shqipe.
Ermal Meta sapo na ka njoftuar se libri “Nesër dhe përgjithmonë” tashmë është përkthyer edhe në gjuhën shqipe.
Ky është një emocion i veçantë për Ermalin, pasi libri vjen në gjuhën e nënës.
“Ky është nje emocion i pandjerë më parë. Një tjetër kopertinë, një tjetër gjuhë, ajo e nënës, e njëjta histori. Nesër e pergjithmonë fillon një udhëtim tjeter, me të edhe unë, tha ai, shkruan Kult Plus.
Falenderoj @arlindadudaj per pasionin e saj”, tha Meta.