Ndërtesa 51-katëshe “ CapitaSpring” është tani një nga rrokaqiejt më të lartë të Singapor, e cila strehon mbi 80 mijë bimë, transmeton InLajmi.
Kjo ndërtesë është në përputhje me përpjekjet e qeverisë për të siguruar që distrikti i biznesit të Singaporit t’u ofrojë banorëve më shumë sesa thjesht hapësirë për zyra, zhvilluesi ka hapur disa nga zonat e peizazhuara të kullës për publikun.
Në katin e fundit të ndërtesës, vizitorët mund të shëtisin nëpër një fermë 4500 metra katrorë në çati që furnizon me fruta, perime, barishte.
Në total, ndërtesa 51-katëshe strehon mbi 80 mijë pemë dhe bimë në një sipërfaqe prej 90 mijë metrash katrorë, e cila përfshin gjithashtu një shesh të mbuluar me hije në bazën e saj.
Sipas firmës daneze Bjarke Ingels Group (BIG), e cila projektoi kullën në bashkëpunim me Carlo Ratti Associati, shumica e specieve bimore të gjetura në të gjithë sitin janë autoktone të Singaporit dhe janë përshtatur kështu me nxehtësinë dhe lagështinë gjatë gjithë vitit.
Arkitektët e përshkruajnë CapitaSpring si “biofilike”, një term gjithnjë e më popullor që përshkruan integrimin e natyrës dhe dizajnit.
CapitaSpring është një nga disa ndërtesa biofile që bien në sy që janë hapur në distriktin Downtown Core të Singaporit vitet e fundit. Pak blloqe më tutje, hoteli Parkroyal Collection Pickering përmban mbi 160 mijë metra katrorë gjelbërim, me një sërë ballkonesh të mbushura me pemë dhe bimë, shkruan CNN.
Qeveria e Singaporit e ka promovuar veten prej kohësh si një “qytet kopsht”, një term i përdorur gjerësisht në vend nga ish-kryeministri, Lee Kuan Yew, në vitet 1960. Në dekadat që nga ajo kohë, planifikuesit kanë nisur programet e mbjelljes së pemëve në mbarë qytetin dhe projektet e peizazhit në komplekset e tij të mëdha të banesave publike. /InLajmi/