Në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe stabil. Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë dhe me mundësi për mjegull nëpër lugina dhe disa ultësira, ndërsa dita mjaft e këndshme dhe me rreze të shumta diellore. Temperaturat maksimale pritet të lëvizin nga 18 deri në 20 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore pritet të mbajë mot i këndshëm dhe stabil me rreze të shumta diellore. Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë në të gjitha viset kontinentale të rajonit, ndërsa dita me diell dhe stbaile. Vende-vende do të ketë mjegull në mëngjes, shkruan Meteo Ballkan.
Ditëve të ardhshme edhe më nxehtë, me rritje të mëtutjeshme të temperaturave. Netët dhe mëngjeset do të vazhdojnë të jetë të ftohta dhe me mjegull nëpër lugina. Nga mesjava pritet një fronti i ftohtë ajror i cili pritet të shkaktojë destabilizim të përkohshëm të motit dhe ulje të përkohshme të temperaturave