Drejtori i Bayern Munich, Oliver Kahn ka folur për 2 lojtarët e tyre më të ri.
Merkaton e verës ‘bavarezët’ bën 2 goditje të fuqishme.
Ata morën shërbimet e anësorit senegalez, Sadio Mane dhe mbrojtësit holandez, Matthijs de Ligt.
Së fundmi është drejtori i klubit që ka thënë se të 2 donin transferimin vetëm në ‘Allianz Arena’.
“Sadio Mane donte të vinte në Bayern vetëm nga Liverpooli dhe jo në ndonjë klub tjetër. Ai do të bëjë gjëra të mëdha këtu. Ishte e njëjta gjë për Matthijs de Ligt – një lojtar të cilin pothuajse çdo klub kryesor në Evropë donte ta nënshkruante, por vetëm donte të bashkohej me ne”, tha ai, transmeton lajmi.net.
Kujtojmë së për dyshen në fjalë kishin shfaqur interesim disa klube evropiane.