Drake dhe The Weeknd kanë njoftuar se do të bojkotojnë sërish ndarjen e çmimeve Grammy 2023, transmeton InLajmi.

Sipas raporteve të fundit, 2 këngëtarët kanë refuzuar të dorëzojnë këngët e tyre për nominimet për Grammy 2023.


Mospranimi i fundit do të shënojë vitin e 2-të me radhë që si Drake ashtu edhe Weeknd kanë refuzuar të marrin pjesë.
Sipas raportit të Pitchfork, votimi për çmimet e 65-të vjetore Grammy kishte filluar dhe muzika e Drake dhe Weeknd mungonte.
Rikujtojmë se në vitin 2021, The Weeknd njoftoi vendimin e tij për të bojkotuar Grammy-t e ardhshme pas mospërfilljes së albumit të tij megapopullor dhe të lavdëruar në vitin 2020 After Hours – ku shfaqet Blinding Lights në krye të listës.
Në të njëjtin vit, Drake hoqi 2 nominimet e tij nga çmimi Grammy 2022, pasi albumi i tij më i mirë i vitit 2021, Certified Lover Boy, mungonte në shumicën e nominimeve, shkruan Geo.tv.
Të 2 këngëtarët kanë shprehur zhgënjimin e tyre për prapaskenat e Grammy. /InLajmi/



















