Një person është lënduar si pasojë e aksidentit mes një treni dhe një veture në Baicë të Drenasit, përcjell InLajmi.
Lajmin për aksidentin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.
Njësitet e trafikut rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Baicë të Drenasit. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor. /InLajmi/