Sekretari për Organizim i PDK-së, Betim Gjoshi, ka komentuar deklaratën e Besnik Bislimit i cili deklaron se s’po gjejnë kompani “të përgjegjshme për rehabilitimin e Kosova A”, duke theksuar se: ka kompani të përgjegjshme, por ju jeni të papërgjegjshëm, përcjell InLajmi.
“Shefi yt, Albin Kurti është i papërgjegjshëm përballë krizës ekonomike e energjetike të Kosovës. Albin Kurti është Albin Kriza“, ka shkruar Gjoshi.
Postimi i plotë i tij:
Zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi që po çuditë Evropën me rritje ekonomike të Kosovës, paska thënë: “Ka 2-3 muaj që po kemi telash me e gjet një kompani të përgjegjshme, e cila e rehabiliton bllokun A-5”.
Jo z. Bislimi, nuk ka mungesë të kompanive të përgjegjshme, por ju jeni të papërgjegjshëm.
Shefi yt, Albin Kurti është i papërgjegjshëm përballë krizës ekonomike e energjetike të Kosovës.
Albin Kurti është Albin Kriza./InLajmi/