Pas 9 javësh kampionat, Interi dhe Juventusi janë të renditura respektivisht në vendin e 7-të dhe të 8-të, por më shumë se diferenca me kreun e mbajtur nga Napol.
Ajo që peshon është që të dyja skuadrat ndodhen jashtë pesë skuadrave më të mira të kampionatit për herë të parë në këtë periudhë të kampionatit që nga 1995-1996.
Por as pas javës së dhjetë që do të nisë sot, asnjëra prej skuadrave nuk mund të mbërrijë mes pesë më të mirave duke marrë parasysh distancën zikaltër prej 4 pikësh dhe atë prej 7 pikësh të Juves nga vendi i pestë, precedent ky që regjistrohej për herë të fundit në 1967-1968, shkruan Panoramasport.al.
Në fund të të dyja sezoneve të sipërpërmendura, kampion shpallej Milani.