• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 24 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Ambasadori Hill: Çështja Kosovë-Serbi është stërgjatur, është koha për përparim

J G nga J G
15 October 2022
në Politikë
0 0
0
Ambasadori Hill: Çështja Kosovë-Serbi është stërgjatur, është koha për përparim
0
SHPERNDARJE
33
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha në një intervistë për programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës se bisedimet Kosovë Serbi kanë zgjatur shumë dhe është koha për përparim ndërsa perëndimi përballet me çështje të tjera të rëndësishme siç është lufta në Ukrainë.

Ambasadori Hill tha se ” dëshira për përparim është pasqyruar edhe në telefonatat e së martë që zhvilloi Sekretari i Shtetit Antony Blinken me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti si dhe angazhimin e këshilltarëve të sigurisë kombëtare të Francës dhe Gjermanisë, të cilët siç është thënë, hodhën në tryezë një propozim për një marrëveshje ndërmjet të 2 palëve”.

“Ne e mbështesim këtë propozim”, tha ambasadori Hill, por nuk deshi të flasë për hollësi duke theksuar se “u takon evropianëve të flasin për këtë. Por mund të them se evropianët duan që kjo gjë të lëvizë. Qartazi këto janë çështje të vështira, por është e rëndësishme që të 2 palët të kuptojnë se ka gjëra të tjera që po ndodhin në Evropë, për shembull në Ukrainë, dhe është koha për përparim në këtë çështje. Mendoj se edhe presidenti Vuçiq edhe kryeministri Kurti janë dakord që ta shqyrtojnë atë propozim dhe të shohim se çfarë mund të bëhet”.

As Parisi dhe as Berlini nuk kanë folur për propozimin i cili sipas presidentit serb, parasheh që Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por pa e njohur pavarësinë e saj, ndërsa në shkëmbim Serbisë do t’i ofrohet përshpejtimi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se po diskutohen modele të ndryshme, por nuk ka diçka përfundimtare apo vendimtare që do të mund të thuhej se ky është propozim franko-gjerman.

Ambasadori Hill tha se ka çështje që duhen trajtuar, “Nuk jam i sigurt se kur do të trajtohen, por mendoj se kjo është arsyeja pse ishte e rëndësishme që disa zyrtarë të lartë, përfshirë sekretarin tonë të shtetit, ta bënin shumë të qartë se ne duam të shohim përparim. Po ndodhin shumë zhvillime të rrezikshme në Evropë që lidhen me Ukrainën dhe ne duhet t’i trajtojmë ato dhe shpresojmë që kjo të mund të ecë përpara”.

Ambasadori Hill tutje shton se “presidenti Vuçiq e ka thënë në shumë raste se kjo do të kërkojë që të dyja palët të marrin dhe të japin. Mendoj se ky është qëndrimi i duhur dhe duhet të shohim nëse diçka mund të funksionojë”

Ai tha se ka ndjenjë që “kjo çështje është e hapur për një kohë mjaft gjatë dhe është koha për të bërë pak përparim”.

Ambasadori Hill tha se Bashkimi Evropian është zgjidhja më e mirë për Serbinë me gjithë zhgënjimin me zvarritjen e bisedimeve me BE-në.

“Nëse vlerësoj se ku duhet të jetë Serbia në një të ardhme jo të largët, do të thosha se duhet të jetë në Bashkimin Evropian. Dhe do të doja të shtoja se në varësi të asaj që serbët duan të bëjnë, varësisht nga vendimet që marrin, mendoj se një vend i mirë për sigurinë e Serbisë në të ardhmen do të ishte në NATO. Përsëri, i takon popullit serb të vendosë, por mendoj se ky është vendi i duhur për ta në lidhje me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë” , tha ambasadori Hill.

Ndonëse kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit në Ukrainë, shkruan top-channel.tv

Ambasadori Hill tha se është i kuptueshëm shqetësimi për varësinë energjetike të Serbisë nga Rusia, “shumë vende po pësojnë nga vendosja e sanksioneve dhe ka shumë vende të vogla në Bashkimin Evropian që po i zbatojnë besnikërisht sanksionet. Dhe nuk ka qenë e lehtë për ta, por ata e bëjnë këtë, sepse ata e dinë se është gjëja e duhur për të bërë. Mendoj se Serbia duhet ta shikojë mirë këtë çështje, dhe qeveria ime ka qenë shumë e qartë se Serbia duhet të bashkohet me këto sanksione, por në fund të fundit udhëheqja serbe duhet të marrë një vendim. E dini, ajo që po ndodh në Ukrainë është sinqerisht e neveritshme moralisht. Është tërësisht e papranueshme. Nuk mendoj se ky është me të vërtetë një vend i mirë të qëndrosh ulur në vijën ndërmjet të mirës dhe të keqes. Dhe shpresoj që populli serb të arrijë në këtë përfundim”, tha ambasadori Hill.

Tags: Ambasadori HillBashkimi EvropiankosoveSerbi
Postimi i mëparshëm

A po zbatohet veprimi i MASHT-it për zëvendësimin e orëve të humbura?

Postimi tjetër

Kurti në Berlin bashkëbisedon me presidentin spanjoll dhe kancelarin gjerman

Të ngjajshme Postime

Osmani takon kryeministrin e Bahamas, theksohet përkushtimi për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
Politikë

Osmani takon kryeministrin e Bahamas, theksohet përkushtimi për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

23 September 2025
Xhavit Haliti: Rugova, Agani, Bakalli dhe Surroi përhapnin propagandën kundër UÇK-së dhe Shqipërisë te Clintoni
Politikë

Xhavit Haliti: Rugova, Agani, Bakalli dhe Surroi përhapnin propagandën kundër UÇK-së dhe Shqipërisë te Clintoni

23 September 2025
Musliu falënderon ata që morën pjesë në protestën në Hagë: Treguat se zëri i drejtësisë s’hesht
Politikë

Musliu falënderon ata që morën pjesë në protestën në Hagë: Treguat se zëri i drejtësisë s’hesht

14 September 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit
Politikë

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Zogaj: Sot e gjithë struktura rreth Kurtit përbëhet nga injorantët edhe të korruptuarit
Politikë

Zogaj: Sot e gjithë struktura rreth Kurtit përbëhet nga injorantët edhe të korruptuarit

27 August 2025
Haxhiu publikon fotografi nga takimi lamtumirës, falënderon stafin e MD’së
Politikë

Haxhiu publikon fotografi nga takimi lamtumirës, falënderon stafin e MD’së

27 August 2025
Postimi tjetër
Kurti në Berlin bashkëbisedon me presidentin spanjoll dhe kancelarin gjerman

Kurti në Berlin bashkëbisedon me presidentin spanjoll dhe kancelarin gjerman

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 24 shtator ndër vite?

24 September 2025
Qofte në salcë domatesh dhe kos – Receta me shije speciale

Qofte në salcë domatesh dhe kos – Receta me shije speciale

24 September 2025
Moti në Kosovë, me diell

Pritet të mbajë mot mjaft i nxehtë, me diell dhe vranësira lokale

24 September 2025
Takimi vs Lidhje: Dallimet e imta që kanë rëndësi të vërtetë

Takimi vs Lidhje: Dallimet e imta që kanë rëndësi të vërtetë

23 September 2025
A ndikojnë aromat dhe parfumet në humorin tonë?

A ndikojnë aromat dhe parfumet në humorin tonë?

23 September 2025
Trump kritikon vendet që e njohën shtetin e Palestinës

Trump kritikon vendet që e njohën shtetin e Palestinës

23 September 2025
Deputeti ukrainas: Rusia kërkon të vërë zjarrin edhe në Ballkan, ka ndikim te Serbia dhe do të jetë e lumtur ta bëjë këtë

Deputeti ukrainas: Rusia kërkon të vërë zjarrin edhe në Ballkan, ka ndikim te Serbia dhe do të jetë e lumtur ta bëjë këtë

23 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu