Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë gjatë të premtes ka publikuar çmimet e reja të derivative të naftës, shkruan InLajmi.
Çmimi i ri maksimal për naftë i lejuar për produktin Dizel është 1.79 euro për një litër.
Ndërkaq për derivatin tjetër të naftës benzinën 1.40 euro për një litër dhe çmimi maksimal për produktin Gas 0.75 euro për litër.
Kujtojmë se ky vendim do të jetë në fuqi deri të shtunën në ora 10:00/InLajmi/.