Shefja e Grupit Parlamentar nga radhët e LVV-së, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, dhe se do të vazhdojë rrugëtimin drejt BE-së, raporton InLajmi.
Ajo nuk ka komentuar kërkesat e djeshme te Francës dhe të disa vendeve të tjera të BE-së, për plotësimin e kritereve të reja, ndërsa theksoi përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në strukturat ndërkombëtarë.
“S’ka dyshime të themi që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave për qytetarët e saj dhe tashme duhet qenë bashkëpunues dhe natyrisht të fokusohemi në ato punë të dhe ato angazhime cilat në presin këtu në Kosovë”, deklaroi ajo.
Tutje, Kusari-Lila ka shtuar se procesi i liberalizimit do të vazhdojë rrugën e vet dhe se Kosova është në një udhëtim njëdrejtimësh.
“Besoj që procesi si i tillë do të vazhdojë në rrugën e vet dhe Kosova pashmangshëm është në një udhëtim njëdrejtimësh që do të thotë integrimi në Bashkimin Evropian për Republikën e Kosovën nuk ka alternativë dhe ky është qëndrimi ynë në të gjitha funksionet që ushtrojmë, qoftë në legjislativ apo në ekzekutiv”, ka shtuar Kusari-Lila.
Ndryshe kujtojmë se para disa ditësh në Asamblenë e Këshillit të Europës ku është diskutuar çështja e liberalizimit te Kosovës janë propozuar disa kritere shtesë për liberalizimin e vizave./InLajmi/