Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka inkurajuar qeverinë që të aplikojë sa më parë për anëtarësimin e Kosovës në BE, raporton InLajmi.
Ai këto deklarata i bëri pas takimit me Rrjetin e Partive Liberale të Evropës Juglindore, ku shtoi se Komiteti ka miratuar Deklaratën për Mbështetjen e liberalizimit të vizave.
Kryetari i PDK-së, Krasniqi po ashtu ka shtuar se kriteret për liberalizimin e vizave janë plotësuar dhe së mosliberalizimi i tyre deri me tani është ‘poshtëruese’ sipas tij.
“Ju e dini që kriteret për liberalizim të vizave janë plotësuar që nga viti 2012, është konfirmuara edhe në 2019 po ashtu është konfirmuar edhe dje, kjo jo vetëm që është poshtëruese por është komplet e pa kuptim dhe e pa arsyeshme. Shpresoj që kanë ndryshuar qasje dhe do të ketë një vendimmarrje para fundit të vitit”, ka deklaruar ai.
Krasniqi, në anën tjetër ka ka ftuar qeverinë që Kosova të aplikojë sa më parë për anëtarësim në BE.
“Si PDK e ftojmë qeverinë dhe e inkurajojmë atë që sa më parë të bëjë aplikimin për status të kandidatit për anëtarësim në BE”, ka theksuar Krasniqi.
Ai këto deklarata i bëri pas takimit me Rrjetin e Partive Liberale të Evropës Juglindore, ku shtoi se Komiteti ka miratuar Deklaratën për Mbështetjen e Liberalizimit të Vizave./InLajmi/