Avdullah Hoti,gjatë fjalimit të tij në seancën e së premtës në kuvend,ka theksuar thellimin e deficitit tregtar për 3 milardë euro nga qeveria,raporton Inlajmi.
“Në bazë të të dhënave të ASK, janar-gusht 2022 krahasuar me vitin e kaluar, eksportet janë rritë për 150 milionë por importet janë rritë me 800 milionë, deficit tregtar është shkuar në 3 miliardë, rritje në 56 për qind krahasuar me vitin paraprak. Besoj që këtu ia keni thy ni rekord vetes” , tha ai.
Sipas ish-kryeministrit importi nga Serbia është rritur per 30 % kurse nga Shqipëria është zvogëluar për 10 %.
“Nëse shihet importi me vende të regjionit në muajin gusht nga Shqipëria janë zvogëluar importet në 10% ndërsa nga Serbia janë rritur 30%”, theksoi ai.
Hoti nuk la pa i kujtuar Kurtit kohën kur partia e tij rrokulliste kamionët me mallra që vinin nga Serbia.
“Ka pasur ekonomi të rregullt edhe kur i keni përmbysur kamionët nga Serbia. Për rastin e naftës në vitin e kaluar janë importuar mbi 500 milionë litra. Sivjet janë importuar 500 milionë litra, 227 milion euro më shumë. Ku kanë shkuar në bilancin bankar të qeverisë. 20% të këtyre mjeteve kanë humbur. Patëm propozuar heqjen akciza dhe zvogëlimin e TVSh-së” kujtoi deputeti nga radhët e LDK-së./InLajmi/