Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë fjalën në seancën plenare dhe ka folur për procesin e dialogut.
“Kosova një nga temat me të rëndësishme e ka dialogun. Së pari ka të bej me llojin e dialogut, e dyta raporti Kuvend-Kryeministër ”, tha Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se kryeministri Kurti duhet të informojë parlamentin se çfarë po ndodh me proceset, shkruan gazeta Blic.
“Jo me ndjek gazetarët në traktor, po me ardhur në parlament, jo dokumentet franko-gjerman. Ne logjikën normale duhet me ardhur në parlament e me tregu si qëndron puna. Sipas meje nuk ka dokument franko-gjerman dhe ka vetëm një dokument amerikano-evropian dhe kush do që vjen mundet me përfaqësuar një dokument. Ajo që më habit ende se ne po shpresojmë që do te arrijmë sukses në ketë nivel të Lajçakut. Kryeministri, Presidentja dhe kryeparlamentari duhet me i shkruar letër presidentit Biden dhe me nënshkruar marrëveshjen atje, sepse çdo rrugë tjetër ka me lodhë Kosovën dhe ato që e përfaqësojnë atë, tha Haradinaj.