Nuk ka një kohë të caktuar për të fjetur apo për tu zgjuar e cila u përshtatet të gjithëve,thotë Drejtori Ekzekutiv i Rise Science, transmeton Inlajmi.
Rezulton se koha e duhur për të shkuar në shtrat dhe për t’u zgjuar është e ndryshme për çdo person, dhe gjithçka varet nga sa gjumë ka nevojë trupi juaj dhe cili është ritmi juaj.
Hapi i parë për të kuptuar se kur duhet të flini dhe zgjoheni është të zbuloni se sa kohë duhet të flini në radhë të parë. Kjo quhet nevoja juaj për gjumë, një tipar i përcaktuar gjenetikisht mbi të cilin nuk keni kontroll ashtu si gjatësia dhe ngjyra e syve.
Pa dyshim që keni dëgjuar se sasia ideale e gjumit është 8 orë në natë, por në fakt nuk është kështu për të gjithë. Hulumtimet tregojnë se nevoja mesatare për gjumë është 8 orë e 10 minuta,. Dhe 13.5% e njerëzve mund të kenë nevojë për 9 orë ose më shumë gjumë në natë,shton ai.
Por mund të jetë e vështirë të kuptosh sesa orë gjumë ju duhet. Kafeina mund t’ju bëjë të ndiheni vigjilent edhe nëse nuk keni fjetur mjaftueshëm. Nga ana tjetër, amullia është e natyrshme deri në 90 minuta pas zgjimit, kështu që mund ta ngatërroni këtë ndjenjë me përgjumjen që ndjeni kur jeni duke përjetuar mungesë gjumi.
Disa rregulla që duhet ti praktikoni nëse keni problem me orarin e gjumit:
-Filloni duke u zgjuar çdo ditë 15 minuta më herët se zakonisht
-Sapo të zgjoheni ekspozohuni në diell
Para gjumit shmangni kafenë,dhe dritat me ndriqim të fortë./Inlajmi\