Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, ka apeluar që të bëhet kujdes ndaj mashtrimeve se dikush mund të ndikojë në rritjen e shanseve për përzgjedhjen e vizave, përcjell Inlajmi.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se përzgjedhja kryhet krejtësisht në mënyrë të rastësishme nga hyrjet e pranueshme dhe nuk ka tarifë.
Individët të cilët pretendojnë se mund te rrisin shanset për përzgjedhje për viza, ambasada i quan të pandershëm.
Postimi i plotë i Ambasadës:
Mbroni veten nga mashtrimet. Çdo individ ose shërbim që pretendon se mund të rrisë shanset tuaja për t’u përzgjedhur është i pandershëm. Përzgjedhja e DV-së kryhet krejtësisht në mënyrë të rastësishme nga hyrjet e pranueshme dhe nuk ka tarifë’/Inlajmi/