Lideri i instaluar nga Rusia në rajonin ukrainas Herson, Vladimir Saldo, u ka bërë thirrje civilëve që të evakuohen, duke përmendur sulmet ditore me raketa nga forcat ushtarake ukrainase.
Ai u ka bërë thirrje civilëve që të “shpëtojnë veten” duke shkuar në Rusi për “pushim dhe studime”, si dhe ka kërkuar ndihmën e Moskës.
Kësaj thirrjeje i është bashkuar më vonë zëvendëskryeministri rus, Marat Khusnullin, përmes një mesazhi në televizionin shtetëror.
Ukraina hedh poshtë akuzat se shënjestron civilët e saj, transmeton zëri.info.
Trupat e saj ushtarake kanë çliruar së fundi disa zona në veriperëndim të Hersonit, dhe i janë afruar qendrës.“Qeveria ka marrë vendim për të organizuar ndihmë për largimin e banorëve nga rajoni i Hersonit për në rajonet tjera të shtetit”, ka thënë Khusnullin.