Pas kërkesës që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIA, ka reaguar këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger, shkruan InLajmi.
Shchneeberger, ka thënë se BE po gjen vazhdimisht arsyetime të reja për vizat.
“Gjithmonë arsyetime të reja për të vazhduar diskriminimin ndaj Kosovës në drejtim të liberalizimit të vizave. Këtë herë është #ETIAS ai që do të lidhet me liberalizimin e vizave të Kosovës. Kjo nuk duhet të vazhdojë kështu”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Shchneeberger muaj më parë kishte nisur mbledhjen e nënshkrimeve përmes një peticioni online, ku kërkonte heqjen e vizave për Kosovën.
https://twitter.com/KatiSchneeberg1/status/1580575777468260352