Deputetja e VV-së Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, në emisionin PrimeTime, u shpreh se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe të gjithë ministrat aktual kanë një të kaluar të pastër.
“Mos të harrojmë që e kemi një kryeministër me një të kaluar krejtësisht të pastër që nuk akuzohet ose që nuk folet për ndonjë lloj afere korruptive e njëjta gjë ndodh edhe me presidenten, edhe me kryetarin e Kuvendit, e njëjta gjë ndodh pothuajse me krejt ministrat e Republikës së Kosovës.”, tha deputetja.
Deputetja e VV-së Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka folur për mungesën e deputetëve të Vetëvendosjes në Kuvend, ku është shprehur se nuk është papërgjegjësi një gjë e tillë.
“Përpos udhëtimeve zyrtare sikur që është edhe përgjegjësi e secilit deputet se unë nuk mund të arsyetoj mungesën e asnjërit deputet të Republikës së Kosovës sepse më besoni që secilit na ndodh edhe mua personalisht më ndodh që ndonjëherë e kam të pamundur të ndodh shkoj atje për arsye të ndryshme sepse jemi familjar, jemi nëna kemi fëmijë në shtëpi d.m.th kemi arsye të ndryshme që në momente të caktuara edhe të pamundësojnë prezencën tuaj brenda në Kuvend, nuk mendoj që është papërgjegjësi e deputetëve.”, tha deputetja