Arben Gashi deputet i Kuvendit të Kosovës po qëndron në Strasburgu dhe nga atje përgëzon për arritjen e fundit të Kosovës, sigurimin e ulëse në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, përcjell InLajmi.
Për këtë Gashi thotë se tashmë po dëgjohet zëri i Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së nuk harroi të përmend përkrahjen e miqve ndërkombëtar duke shtuar se‘’Kosova po plotësohet e po e plotëson edhe demokracinë e miqve ndërkombëtarë’’.
Postimi i plotë i tij:
Shtëpia mbahet me miq.
Kosova jonë po dëgjohet. Zëri i saj i merituar po zë vëmendjen e merituar. Dyert e hapura, ulësja dhe fjala e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është sukses historik i republikës sonë të suksesshme – Republikës së Kosovës. Kosova po plotësohet e po e plotëson edhe demokracinë e miqve ndërkombëtarë.
Krenar me Kosovën tonë!/InLajmi/