Kryeministri i vendit Albin Kurti ka thënë se sot e ka pasur një ditë mjaftë të ngarkuar dhe se nuk e ka dëgjuar fjalimin e fuqishëm të homologut të tij shqiptar, Edi Rama, në Këshillin e Evropës, raporton InLajmi.
Ai tha se nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë për shkak të agjendës së ngjeshur që e ka pasë.
“Nuk di a kam kontribuar në fjalimin e kryeministrit [Edi] Rama, sepse nuk e kam dëgjuar. Nuk kam pasë mundësi ta dëgjoj. Kam qenë në Pejë sot dhe tërë ditën nëpër takime të shumta e në mbrëmje vonë përpiqem që të updatohem për mëngjesin e nesërm”, tha ai në konferencën e përbashkët për media me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë./InLajmi/