Napoli do të duhet të bëjë pa Amir Rrahmanin, sipas të gjitha gjasave, deri në rifillimin e kampionatit pas Botërorit 4 janar në San Siro kundër Interit.
Qendërmbrojtësi kosovar, i dëmtuar në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Cremonese, iu nënshtrua ekzaminimeve të rastit që dhanë një përgjigje të qartë: dëmtimi i tendinës së kofshës së majtë.
Koha e rikuperimit shkon nga 30 në 50 ditë, në çdo rast, rikthimi në vitin 2023.
Spalletti nuk do të ketë në dispozicion lojtarin qendror, shkruan Ballkan web.
Kështu që jo vetëm për ndeshjen e Champions League kundër Ajax nesër mbrëma që mund të sanksionojë kualifikimin për në raundin e 2-të, por edhe për sfidat ndaj Bologna, Roma, Sassuolo, Atalanta, Empoli dhe Udinese në ligë, Rangers dhe Liverpool në Evropë.