Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligë.
Llapi ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Drenicës
Rezultati përfundimtar ishte 3 me 2, me Prognin, Riveran dhe Selimi që shënuan për Llapin, kurse Gavazaj dhe Zeka realizuan për Drenicën.
Ballkani ka arritur poashtu fitoren e radhës ndaj Malishevës, me ndeshjen që përfundoi me rezultat 2 me 1.
Krasniqi dhe Zyba shënuan për Ballkanin, kurse Xhaka shënoi për mysafirët, shkruan GazetaBlic Sport.
Ferizaj dhe Gjilani kanë barazuar me rezultat 1 me 1. Panadic realizoi për avantazhin e skuadrës vendase, por Arbnor Ramdani e barazoi rezultatin në fund të ndeshjes.