Ura kryesore që lidh Rusinë me Krimenë është goditur nga një shpërthim masiv në orën 6 të mëngjesit të së shtunës, duke bërë që të përfshihet nga zjarri dhe një pjesë të shkatërrohet plotësisht.
Pamjet nga atje tregojnë se të paktën dy vagona të një treni që po qarkullonte kanë marrë flakë.
Megjithatë nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar, transmeton Gazeta Blic
Ura është shumë simbolike për Rusinë dhe një rrugë e rëndësishme logjistike furnizimi për forcat ruse në Krime dhe në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia.