Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj në seminarin e e 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka thënë se vlerat demokratike dhe rregullat mbarëbotërore po kërcënohen dhe sulmohen, raporton InLajmi.
Osmani theksoi fokusi që po i bëhet vendeve të Ballkanit Perëndimore nga NATO nuk duhet të shihet si problem i jashtëm për të marrë vëmendjen e komititetit euroatlantik, pasi sipas saj këto vende e dijnë mire se cilat janë pasojat e luftës së përgjakshme në mes të Evropës.
“Vlerat demokratike dhe rregullat mbarëbotërore jo vetëm që po kërcënohen por janë duke u sulmuar. Fokusi në zhvillim e sipër në çështjet e sigurisë nga Aleanca Euroatlantike ka ndikim të madh si në Kosovë ashtu në NATO, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të shihen si një problem i jashtëm që konkurrojnë për të marrë vëmendjen e komitetit euroatlantik. Vendet e Ballkanit Perëndimor e dinë mirë se cilat janë pasojat e luftërave të përgjakshme në mes të Evropës. Përfaqësoj një popull që ka qenë viktimë e gjenocidit të krimeve të luftës dhe krimit kundër njerëzimit, sakrifica e vërtetë dhe qëndrueshmëria kanë sjellë deri tek liria e fituar me gjak dhe me djersë”.
Presidentja tha se refuzimi i Serbisë për t’u anëtarësuar në NATO tregon qartë për përafrimin e saj me Rusinë.
Tutje ajo theksoi se Kosova është e e qartë në qëllimin e saj për t’u bërë anëtarë dhe për të kontribuar në këtë drejtim.
Serbia ka qenë në projekte të përbashkëta me NATO-n derisa e refuzon anëtarësimin në NATO. Përafrimi i saj me Rusinë flet shumë. Ne ende nuk jemi pjesë e Partneritetit për Paqe. Kosova është e qartë në qëllimin e saj për t’u bërë anëtarë dhe për të kontribuar në këtë drejtim për këtë arsye është shumë me rëndësi që çdo anëtar i NATO-s ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe”. /InLajmi/