Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, sot, për ditëlindje ka marrë një dhuratë mjaft interesante nga njëri prej aleatëve të tij.
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, si dhuratë për Putinin, në ditëlindjen e tij të 70-të, zgjodhi një traktor, edhe pse për shumë mund të duket e çuditshme.
Lukashenko konfirmoi lajmin teksa vizitoi qytetin e lindjes së shokut të tij, në Shën Petersburg
Putin po priste liderë të tjerë të shteteve ish-sovjetike, derisa lufta e nxitur nga pushtimi i tij ishte ndezur, shkruan BBC,
Përballë kundërsulmeve të suksesshme të Ukrainës, ai la të kuptohet për probleme këtë javë, duke e përshkruar situatën në rajonet që ai aneksoi së fundmi si “të shqetësuar”. transmeton Klankosova.tv.
Por të premten, aleatët e tij dhanë lëvdata dhe dhurata për njeriun që ka udhëhequr Rusinë, qoftë si president apo kryeministër, për më shumë se dy dekada