Analisti Jusuf Thaçi ka thënë se Qeveria “Kurti” duket se ka filluar të reflektojë ndaj kritikave objektive nga qytetarët.
Sipas tij kjo u dëshmua me publikimin e konkursit për subvencionimin e efiçiencës së energjisë elektrike për qytetarët.
Fakt tjetër për këtë është edhe dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili kritikohej në masë të madhe për papërgjegjësi dhe udhëtime të panevojshme, shkruan Zeri.info.
“Prandaj, këto zhvillime duhet përshëndetur nga të gjithë ata që kritikën ndaj qeverisë e bëjnë me qëllim të përmirësimit të qeverisjes dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve”, ka thënë ai.