Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguari pasi qeveria nuk egzekutoi pagesat për mësimdhënësit e që në shenjë proteste ka kërkuar ngakolegët e opozitës që të pezullojnë çdo veprim pasi nuk po merren parasysh nga qeveria, përcjell InLajmi.
Po ashtu ai tha se kushdo që organizon apo vepron me grevë, protestë, është duke punuar që kryeministrit Albin Kurti, t’i mundësohet ikja nga përgjegjësitë.
Ai iu drejtua Kurtit që të qverisë e jo të dezertojë.
Postimi i plotë i tij:
Kushdo që organizon apo vepron me grevë, protestë- është duke punuar që kurtit t’i mundesohet ikja nga përgjegjsitë siç janë bisedimet, asociacioni, dimëri i rendë, vetingu etj.
Kryeministër i ke 51 %, qeveris me vendin mos dezerto./InLajmi/