Analistja politike Zana Avdiu ka komentuar deklaratën e Këshillit të prindërve të cilët shprehën gatishmeri se nëse Qeveria nuk i egzekuton pagat e mësuesve do t’i mbledhin ata përmes një fondi, përcjell InLajmi.
Avdiu kritikoi këtë këshill duke iu kujtuar se pagat e mësimdhënsve janë problem i shtetit e jo i qytetarëve.
Ajo kritikoi qeverinë që i ka lënë pa rroga mësimdhënësit në kohë krize.
Postimi i plotë i saj:
Keshilli i prinderve paska thane “nuk ua qitni pagat, na i mbledhim paret”.
Prej kujt po doni mi mbledhe, mos prej qytetareve?
Jo, jo.. so pune e qytetareve me iu qite rroga kerkujt. Eshte e shtetit, ne kete rast.
Miremengjesi per krejt, pervec atyne qe po dojne mi lane njerezit pa pare, ne kete kohe te tmerrshme krize. /InLajmi/