Presidenti i Ukrainës thotë se forcat e vendit kanë çliruar vendbanimet e vogla të Arkhanhelske dhe Myrolyubivka në rajonin Kherson në jug të Ukrainës.
Sipas mediave të huaja, Volodymyr Zelensky përmendi dy vendbanimet në fjalimin e tij të natës kur falënderoi njësitë specifike të forcave ukrainase për “mbizotërimin” në vijën e frontit.
Më herët në fjalimin e tij, Zelensky tha, pa dhënë detaje, se suksesi i forcave të Ukrainës nuk është i kufizuar në Lyman në rajonin e Donetsk.
Ai tha gjithashtu se rrëmbimi i drejtorit të përgjithshëm të centralit bërthamor të Zaporizhzhia të okupuar nga Rusia në Ukrainë ishte një akt terrori rus, transmeton Telegrafi.
“Ky është një shembull tjetër i një akti të qartë të terrorit rus, për të cilin shteti terrorist duhet të marrë një dënim gjithnjë në rritje”, citohet të ketë thënë Zelensky.