Sindikata e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka ndërprerë grevën dhe sot të gjitha shkollat janë duke e zhvilluar mësimin, përcjell InLajmi.
Por Qeveria e Kosovës nuk i ka egzekutuar rrogat e grevistëve për cka ka ngjallur paknaqësi te ky komunitet duke i dhënë ultimatum qeverisë deri me 5 tetor me u egzekutu pagat e grevistëve përndryshe sipas Rrahman Jasharajt, do të bëhet keq.
E kësaj gjendje kaotike i ka reaguar analisti politik Valon Syla duke thënë se Qeveria i ka shpallë luftë ma shume se gjysmës së Kosovës.
Syla tha se Sindikata lëshoj pe por Qeveria po duket shumë e ligë.
Postimi i plotëi tij:
A u kurthun apet Qeveria a? S’po i qesin rrogat.
Hajde tash kallxoni kush pe bllokon pernime arsimin. Sindikata lëshoj pej, e ju po shihet që jeni fort të ligë. As keni dashtë zgjidhje, as nuk keni bo dhe po e nxitni grevën me u kthy me inatin e mllefin tuaj.
Dykuptimësia e ligjeve, jo bon mos me ja qit rrogat grevistëve, jo s’bon, me gjyq si rast e humb Qeveria nëse paditet…
I keni shpallë luftë ma shumë se gjysmës së Kosovës… keni shkelë keq./InLajmi/