Sevila mund të shkarkojë Julen Lopetegui.
Këtë edicion Sevilla nuk e ka filluar aspak mirë.
Në 7 takime sa kanë zhvilluar gjithsej kanë një fitore, katër humbje dhe 2 barazime.
Statistika këto aspak të mira për skuadrën andaluziane.
Forma aktuale e klubit sipas gazetës ‘AS’ ka bërë që drejtuesit të mendojnë për një shkarkim të mundshëm të trajnerit, Lopetegui.
5 pikë nga 21 në La Ligë dhe një nga gjashtë në Ligën e Kampionëve e kanë çuar skuadrën në një situatë të paqëndrueshme.
E përditshmja spanjolle njofton se udhëheqësit e Sevillas kanë menduar se kush do ta zëvendësojë trajnerin.
Jorge Sampaoli dhe Marcelo Gallardo janë 2 nga opsionet e andaluzianëve, shkruan Lajmi.net.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh në lidhje me këtë situatë.