• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 29 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon

Schmidt: Bosnje-Hercegovinë nuk ka rrezik lufte por kriza politike është shumë e thellë

J G nga J G
2 October 2022
në Rajon
0 0
0
Schmidt: Bosnje-Hercegovinë nuk ka rrezik lufte por kriza politike është shumë e thellë
0
SHPERNDARJE
30
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Gjendja është serioze: “Në Bosnje-Hercegovinë nuk ka rrezik lufte, por kriza politike është shumë e thellë”, theksoi Christian Schmidt, Përfaqësuesi i Lartë i OKB-së për Bosnjen në një konferencë shtypi në Sarajevë. Në një raport të mëparshëm për OKB, ish-ministri gjerman i Bujqësisë kishte paralajmëruar nga “kriza më e madhe ekzistenciale” për Bosnjen që nga fundi i luftës, në vitin 1995.

Përgjegjës për këtë kërcënim për Bosnjen janë partitë nacionaliste të tre popujve konstituues sipas kushtetutës të shtetit multietnik “Partia e Aksionit Demokratik”, SDA, e boshnjakëve, “Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur”, SNSD e serbëve boshnjakë. dhe “Bashkësia Demokratike Kroate”, HDZ e kroatëve. Këto parti në 27 vitet e fundit e kanë përçarë thellë Bosnjën.

Trashëgimia e Dejtonit

Para një sfondi të tillë votuesit boshnjakë në këtë vend vendosin më 2 tetor për përfaqësuesit e tyre në strukturën e komplikuar të shtetit boshnjak. Kjo është struktura e Bosnjes si shtet pas Marrëveshjes së Paqes, që u nënshkrua në Dejton, SHBA në fund të vitit 1995, një marrëveshje, e cila i dha fund nga njëra anë luftës së Bosnjes, ku nga viti 1992 u vranë rreth 120.000 vetë, por krijoi nga ana tjetër një shtet, ku sundon parimi kombëtar. Ai fillon me “etnitetet” e dy pjesëve të vendit: Në Republikën Srpska jetojnë kryesisht serbët boshnjakë, në 10 kantonet e “Federatës të Bosnje dhe Hercegovinës” jetojnë boshnjakë dhe kroatë boshnjakë. Të dy etnitetet kanë parlamentet e tyre dhe qeveritë. Më 2 tetor do të zgjidhet si parlamenti i Republikës Srpska edhe presidenti. Kësaj i shtohet votimi për parlamentin e përgjithshëm boshnjak, të tre anëtarët e “presidiumit shtetëror” të shtetit kolektiv boshnjak, si edhe parlamentet e etnitetit të Federatës së Bosnje-Hercegovinës dhe kantoneve.

Një kontrukt fatal

Në Dejton u krijua edhe Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të OKB për Bosnjen, e pajisur me kompetenca të gjera, dhe me synimin për të vëzhguar respektimin e marrëveshjes së paqes. Përfaqësuesi i Lartë mund të ndërrojë ligjet apo të heqë politikanë të zgjedhur apo të lirojë nga detyra nëpunës.

Përtej kësaj rendi politik i pasluftës së Bosnjes është i bazuar tërësisht mbi parimin etnik. Kjo shkon kaq larg, saqë vetëm anëtarë përfaqësues të të dy popujve kanë të drejën e plotë të votës në të gjitha nivelet e shtetit. Pjesëtarë të pakicave, romë, hebrenj apo të tjerë nuk mund të kandidojnë për presidiumin shtetëror.

Nepotizmi dhe korrupsioni

Për partitë nacionaliste është pikërisht ky kontrukt etnik instrumenti kryesor i ngjitjes dhe i mbajtjes së pushtetit. Në punësimet në administratë, në aparatin shtetëror dhe në shumë vende të tjera shtetërore nuk shikohet vetëm etnia, por sidomos përkatësia partiake. Kushte ideae këto për nepotizmin dhe korrupsion. Pasojë tjetër është gati pamundësia e qeverisjes së vendit. Partitë nacionaliste, të fokusuara vetëm në forcimin e etnisë së tyre, nuk kanë interes për funksionimin e institucioneve të përbashkëta dhe qendrore. Gjykata Kushtetuese boshnjake prej muajsh nuk ka numrin e duhur të anëtarëve, qeveria e federatës prej vitesh punon vetëm provizorisht, ligje të caktuara nuk miratohen dot, sepse parlamentet përgjegjëse bllokojnë.

Aleanca e nacionalistëve

Kreu i SNSD, Milorad Dodik, përfaqësues edhe në presidiumin shtetëror të vendit kërcënon rregullisht me shkëputjen e Republikës Srpska. Me këtë Dodik e mban në gjendje alarmi opinionin publik boshnjak dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. Dodik mbështetet nga HDZ. Nacionalistët kroatë e justifikojnë mungesën e bashkëpunimit në institucionet e përgjithshme të shtetit me pakënaqësinë me ligjin zgjedhor, që sipas tyre i kufizon ndjeshëm kroatët në Bosnje kundrejt boshnjakëve. SDA, partia e boshnjakëve, që nga jashtë përpiqet të paraqitet si garantuese e shtetit boshnjak, tregoi së fundmi, se edhe ajo di të luajë kartën nacionaliste. E pakënaqur me njoftimin e Përfaqësuesit të Lartë të OKB-së, Christian Schmidt që do të ndryshojë ligjin zgjedhor në favor të kroatëve, SDA organizoi protesta masive para selisë së OKB në Bosnje. Kreu i partisë, Bakir Izebegovic bëri fjalë për “mundësinë e rezistencës së armatosur”. Si pasojë Schmidt e ngriu këtë projekt dhe miratoi vetëm disa ndryshime të vogla.

Ndihmësit nga jashtë

Nacionaistë boshnjakë kanë mbështetësit e tyre jashtë vendit. Kështu Dodik shfaqet shpesh së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe demonstron hapur, se për të Beogradi është më i rëndësishëm se Sarajeva. Covic mbështetet nga politikanë drejtues në Zagreb, kurse Izetbegovic krenohet me afërsinë politike e ideologjike, por edhe me njohjen personale me presidentin turk, Erdogan. Politika bllokuese prej vitesh e partive nacionaliste dhe mentorëve të tyre në vendet fqinje me pasojë paralizën politike e ka keqësuar gjendjen në Bosnje-Hercegovinë. Në indeksin e Transparency International, Bosnja u rendit në vitin 2021 në vendin e 110 nga 180 vende. Ekonomia është një nga më të dobtat në Europë. Papunësia është e lartë, gjithnjë e më shumë boshnjakë largohen nga vendi. Nga viti 2013 janë larguar më shumë se një gjysmë milioni boshnjakë, shkruan DW.

Anëtarësimi në BE është qëllimi i deklaruar i të gjitha partive boshnjake, por ky vend nuk ka arritur të marrë as statusin kandidat në BE, megjithëse aplikimin për anëtarësim e ka bërë që në vitin 2016. Përmirësimi i gjendjes nuk duhet në horizont, qetësuese mbetet vetëm deklarata e Përfaqësuesit të Lartë se të paktën Bosnjen nuk e kërcënon lufta.

Tags: Bosnje dhe HercegovinaChristian SchmidtOKB
Postimi i mëparshëm

OKB thirrje për lirimin e drejtorit të centralit më të madh bërthamor të Ukrainës

Postimi tjetër

MASHTI fton të gjithë për bashkëpunim për kompensimin e orëve

Të ngjajshme Postime

Zbulim i madh: Lini i Pogradecit, vendbanimi më i vjetër me palafite në Evropë
Shqipëri

Zbulim i madh: Lini i Pogradecit, vendbanimi më i vjetër me palafite në Evropë

27 June 2025
Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Vlorë, vizitë në Sazan dhe Zvërnec
Shqipëri

Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Vlorë, vizitë në Sazan dhe Zvërnec

26 June 2025
Samiti i NATO-s më 2027 mbahet në Tiranë, njofton Rama
Shqipëri

Samiti i NATO-s më 2027 mbahet në Tiranë, njofton Rama

25 June 2025
Berisha: PS bleu vota me legalizime e leje ndërtimi
Shqipëri

Berisha: PS bleu vota me legalizime e leje ndërtimi

25 June 2025
Rreziku i rrezatimit në Shqipëri/ Frika nga tensionet bërthamore në Lindjen e mesme, eksperti i ISHP: Kemi 10 pika monitorimi
Shqipëri

Rreziku i rrezatimit në Shqipëri/ Frika nga tensionet bërthamore në Lindjen e mesme, eksperti i ISHP: Kemi 10 pika monitorimi

23 June 2025
Vuçiq: Aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri na ka detyruar ta forcojmë ushtrinë
Rajon

Vuçiq: Aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri na ka detyruar ta forcojmë ushtrinë

21 June 2025
Postimi tjetër
MASHTI fton të gjithë për bashkëpunim për kompensimin e orëve

MASHTI fton të gjithë për bashkëpunim për kompensimin e orëve

Lajmet e fundit

Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Aksident fatal në Ferizaj, vdes 28-vjeçari

29 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 28 qershor ndër vite?

28 June 2025
Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

28 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
Karakteristikat e një abuzuesi emocional

Karakteristikat e një abuzuesi emocional

28 June 2025
Reportazhi i BBC: Si gjyshet shqiptare shpëtuan kuzhinën tradicionale

Reportazhi i BBC: Si gjyshet shqiptare shpëtuan kuzhinën tradicionale

27 June 2025
Sa kushtoi dasma e shekullit? Martesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i “dhuroi” Venecias…

Sa kushtoi dasma e shekullit? Martesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i “dhuroi” Venecias…

27 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu