• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 16 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Kosova ka popullësinë më të re në rajon

V E nga V E
2 October 2022
në KRYESORE
0 0
0
Rritje e lartë e të infektuarve me koronavirus, mbi 10 mijë raste aktive në Kosovë
0
SHPERNDARJE
47
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Përmirësimi i kujdesit shëndetësor, ushqimi më i mirë, kushtet e jetesës dhe shumë faktorë të tjerë janë arsyeja e rritjes së përqindjes së personave mbi 65 vjeç në pothuajse të gjitha vendet e botës.
Me pak fjalë, bota po plaket, por po ashtu edhe popullsia në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Edhe pse në nivel global shihen vetëm pak më pak se një e dhjeta e popullsisë së botës njerëz mbi 65 vjeç, megjithatë në shumë vende, kjo përqindje është shumë më e lartë dhe arrin mbi një të tretën e banorëve të një vendi.

Statistikat demografike për moshën e popullsisë janë të rëndësishme nga shumë aspekte – nga organizimi dhe planifikimi i fondeve pensionale, ndërtimi i institucioneve për kujdesin e njerëzve, trajtimi spitalor etj.

Në vijim, TRT Balkan ju jep një pasqyrë të përqindjes së popullsisë së moshuar në botë, në Bashkimin Evropian dhe në rajonin e Ballkanit.

Të dhëna për rajonin nga burime të ndryshme

Sa i përket përqindjes së banorëve më të vjetër se 65+ në rajonin e Ballkanit Perëndimor, organizata globale statistikore Statista ka të dhëna për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, por jo për Kosovën, Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, ndaj duhet kërkuar të dhëna për ta nga burime të tjera.

Sipas Statista-s, Serbia ka përqindjen më të lartë të popullsisë së moshuar në Ballkanin Perëndimor me 21.3 % të popullsisë mbi 65 vjeç. Mali i Zi ka 15,9 % të popullsisë së përgjithshme që është më e vjetër se 65 vjeç, ndërsa, sipas të dhënave të Statista-s për Maqedoninë e Veriut, 14,8% e popullsisë është më e vjetër se 65 vjeç.

Mirëpo, nëse analizohen të dhënat e reja statistikore të marra nga regjistrimi i popullsisë i vitit të kaluar dhe të publikuara këtë vit, vijmë deri te e dhëna se popullsia është “plakur” dhe tani janë 17.1% e banorëve që janë mbi 65 vjeç.

Sipas organizatës statistikore Knoema, Shqipëria ka 15.2 % të popullsisë mbi 65 vjeç dhe Bosnjë e Hercegovina 18.5%, që do të thotë se, nëse të dhënat janë të sakta, ajo është menjëherë pas Serbisë për sa i përket përqindjes së popullatës së moshuar.

Sipas një burimi të tretë, Kosova ka popullsinë më të re në rajon. Sipas Index Mundi, Kosova ka vetëm 7.75 % të popullsisë që është mbi 65 vjeç.

Japonia ka 86.000 njerëz mbi 100 vjeç.

Ndër vendet më të mëdha, Japonia ka qenë gjithmonë në krye për sa i përket përqindjes së banorëve të moshës 65 vjeç e lart. Besoni apo jo, ka më shumë se 86.000 100 vjeçare në vend. Në Japoni, megjithëse 29.8 % e njerëzve, ose pothuajse1/3, janë të moshuar, vendi ishull nuk është në vendin e parë.

Monako ka mbi 36% të popullsisë së saj mbi moshën 65 vjeç, duke e renditur atë të parën në botë për përqindjen e banorëve të moshuar si përqindje e popullsisë së përgjithshme.

Italia ka popullsinë më të vjetër në BE

Në kuadër të Bashkimit Evropian, Italia ka përqindjen më të lartë të popullsisë së moshuar, 23.5% të popullsisë. Më pas vjen Finlanda me 22,7 %, e ndjekur nga Greqia me 22,5%.

Gjithsej 16 vende në tokën evropiane kanë mbi 20% popullsi të moshuar.

Nga vendet në Evropë, Luksemburgu (14.6%) dhe Türkiye (9.7%) shënuan përqindjen më të ulët të të moshuarve.

Sipas parashikimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, deri në vitin 2050, vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme do të jenë shtëpia e 80 për qind të popullsisë së moshuar të botës. Për të rritur ndërgjegjësimin për këtë temë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka shpallur periudhën kohore midis 2021 dhe 2030 si “Dekada e plakjes së shëndetshme”., shkeun Lajmi.net.

Nisma synon “të reduktojë pabarazitë shëndetësore dhe të përmirësojë jetën e të moshuarve, familjeve dhe komuniteteve të tyre nëpërmjet veprimit kolektiv”.

Tags: RiniaSheshi
Postimi i mëparshëm

Kaq e madhe është shkretëtira e saharasë, ja në sa shtete shtrihet

Postimi tjetër

Këto janë bukuritë e Përmetit

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri
KRYESORE

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Postimi tjetër
Këto janë bukuritë e Përmetit

Këto janë bukuritë e Përmetit

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu