Në Kosovë pritet të kemi mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Reshjet më të mëdha tani janë pas nesh, por mund të ketë ende riga lokale shiu në disa lokacione. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 22 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Ende do të ketë gjasa për riga lokale shiu në disa lokacione, por në përgjithësi moti do të ketë tendencë të dukshme përmirësimi.
Të hënën gjatë dites pritet të kemi edhe një front të ri të ftohtë ajror i cili pritet të sjellë reshje kalimtare, lokale shiu si dhe ulje kryesisht të lehta të temperaturave. Erërat do të fillojnë të fryjnë nga verilindja si indikacion i ardhjes së masave pak më të ftohta ajrore, shkruan Meteo Ballkan.
Nga e marta na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Netët dhe mëngjeset pritet të jenë relativisht të ftohta, ndërsa ditët relativisht të nxehta.