7 persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në Arllat të komunës së Drenasit, përcjell InLajmi.
Aksidenti ka ndodhur mes 2 veturave, ndërsa Policia e Kosovës është duke hetuar rastin, këtë e bëri të ditur për InLajmin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Rreth orës 14:00 në Arllat, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë 2 vetura. Në këtë aksident kanë pësuar lëndime të lehta 7 persona. Njësitet relevante nga Policia e Kosovës janë marrë me rastin”, tha Kelani. /InLajmi/