Ka përfunduar edicioni i 20-të i Tirana International Film Festival, me mbrëmjen-gala në Kinema Millennium, ku janë ndarë çmimet për kineastët dhe filmat më të mirë, pjesëmarrës në këtë festival.
Filmi më i mirë i mirë i festivalit është shpallur filmi polak “Illusion” nga Marta Minrowicz, duke fituar cmimin “Bufi i artë”. “Bufin e argjendtë” e ka fituar “The Den” nga regjisorja Beatrice Baldacci, film Italian 90.
Regjisori më i mirë u vlerësua Vaclac Kadrnka, për filmin “Saving one who was dead”. Filmi i Kadrnka ishte bashkëprodhim mes Republikës Çeke, Sllovakisë dhe Francës
Me çmimin “Skenari më I mirë” juria vlerësoi Ellie Foumbi, për skenarin e filmit “Our father, the devil”, film amerikano-francez i vitit 2021, shkruan KultPlus.com.
Mes shumë të përzgjedhurve të tjerë, të këtij festivali, do të veçojmë 2 artistë, të vetmet shqiptare që morën cmime në TIFF 2022. Ato janë Keti Stamo, në kategorinë BEST Made in ALBANIA-n, me filmin “Sons of Cain” (Bijtë e Kainit), si dhe Flaka Kokolli, nga Kosova, e cila u vlerësua me Best Short Film in Albanian, për filmin “Shpija”.