Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se ushtarakët kosovarë stërviten për të fituar betejën para se të hyjnë në të, përcjell InLajmi.
Armend Mehaj ka bërë të ditur se grupi i radhës i nënoficerëve ka përfunduar me sukses kursin në reagim të parë.
Ai ka vlerësuar lartë intelektin e ushtarakëve të rinj.
Postimi i plotë i tij:
Ushtarakët tanë stërviten vazhdimisht për të fituar betejën para se të hyjnë në të. Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, grupi i radhës së nënoficerëve ka përfunduar me sukses të lartë kursin në lidership luftarak, reagim të parë në fushëbetejë dhe shkathtësi në komunikim. /InLajmi/