2 vajza nga Peja, njëra nga fshati Treboviq e tjetra nga fshati Qyshk, të cilat janë raportuar sit ë zhdukura që nga data 23 shtator janë paraqitur në stacionin policor, përcjell InLajmi.
Gjetjen e vajzave e ka konfirmuar deputeti i Kuvendit të Kosovës Veton Berisha.
Ai tha se 2 të zhdukurat, E.B. dhe L.N janë gjetur gjallë dhe janë paraqitur në stacionin policor në Pejë.
Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.
Postimi i plotë i tij:
Njoftim:
Vajzat e zhdukura një javë me parë E.B.dhe L.N. jan gjetur gjallë dhe janë paraqitur në stacionin policor në Pejë ku jemi prezent bashk me to!
Faleminderit të gjithë juve që ndihmuat gjatë gjithë këtij procesi të vështirë që e kishim!
Mirënjohje
Vetoni/InLajmi/