Protestat kundër rritjes së çmimeve dhe kostos së lartë të jetesës janë duke shpërthyer dita ditës në vende të ndryshme të Europës.
Pas Francës, ishte radha e britanikëve të dilnin në rrugë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve dhe politikat e ndërmarra nga qeveria për t’i ndihmuar.
Qytetarët e Europës janë duke u përballur me rritje të konsiderueshme të çmimeve të energjisë dhe produkteve ushqimore për shkak të luftës në Ukrainë.