Duke folur në ceremoninë e hapjes së gazsjellësit të gazit Interkonektor Greqi-Bullgari në Sofje, shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e ka përshkruar tubacionin si një “ndryshues të lojës”.
“Dhe kjo do të thotë liri”, tha von der Leyen para krerëve të 2 shteteve, transmeton Klan Kosova.
Tubacioni 182 kilometra do të shkojë nga qyteti verilindor grek Komotin, ku lidhet me gazsjellësin Trans-Adriatik, deri në Stara Zagora në Bullgarinë qendrore.