Ukraina tha të premten se ushtria e saj do të nisë kundërofensivë në lindje të vendit – kundër forcave ruse.
Ky njoftim erdhi pasi Rusia aneksoi katër rajone ukrainase dhe i kërkoi ushtrisë së Kievit që t’i ndërpres luftimet.
“Duke tentuar të aneksojë rajonet Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson të Ukrainës, [presidenti rus Vladimir] Putin përpiqet të rrëmbejë territore që ai nuk i kontrollon as fizikisht në terren”, shkruan REL.
“Asgjë nuk ndryshon për Ukrainën: ne vazhdojmë të çlirojmë tokën dhe popullin tonë dhe rivendosjen e integritetit tonë territorial”, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.