Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës në, ka marrë vendim për të vendosur regjim vizash për shtetasit e Rusisë, raporton InLajmi.
Kurti tha se të gjithë shtetasit rusë me pasaportë të rregullt apo diplomatike duhet të pajisen me vizë hyrëse në Kosovë.
“Të gjithë shtetasit e Federatës ruse me pasaportë të rregullt apo diplomatike dhe ata që kanë lejeqëndrim biometrik valid të lëshuar nga shtetet e zonës Schengen do të duhet të pajisen me vizë për hyrje në Kosovë”, tha Kurti. /InLajmi/