Gjatë fjalimit të tij, Putin i ka bërë jehonë pretendimeve të mëparshme se Perëndimi po kërkon të dobësojë Rusinë dhe ta gjunjëzojë atë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.
“Perëndimi po kërkon mundësi të reja për të na goditur dhe ata gjithmonë kanë ëndërruar ta copëtojnë shtetin tonë, në shtete më të vogla që do të luftojnë kundër njëri-tjetrit,” tha ai.
Ai akuzoi perëndimin se është “lakmitarë” dhe dëshiron që Rusia të jetë në “koloninë” e saj. Kjo është arsyeja pse, vazhdon ai, Perëndimi po bën një “luftë hibride” kundër Rusisë.
“Ata nuk duan të na shohin si një shoqëri të lirë. Ata duan të na shohin si një turmë skllevërsh.
Ata nuk kanë nevojë për Rusinë. Ne kemi nevojë për Rusinë!, theksoi Putin.
Putin tha se Rusia është një vend i madh me një qytetërim të madh që refuzon të jetojë nën “rregullat e rreme” të diktuara nga Perëndimi. Ai ka akuzuar perëndimin se “qytetërimi i tyre dhe kultura e tyre neoliberale është standardi i artë për të gjithë të tjerët, ndërsa vendos në mënyrë të njëanshme se kush ka të drejtën e vetëvendosjes dhe kush jo.
Vendet perëndimore ishin shumë të zemëruar me votimin e njerëzve në Krime, sipas Putin, transmeton ABC News.
“Elitat perëndimore kanë qenë gjithmonë të tilla. Ata kanë qenë kolonizatorë dhe mbeten kolonizatorë, diskriminojnë dhe bëjnë dallimin midis kombeve të klasit të parë dhe kombeve të klasit të 2-të. Kjo është arsyeja pse ekziston “rusofobia” që po përhapet në të gjithë perëndimin,” tha ai.