Dita e sotme do të jetë e rëndësishme për futbollin kosovar pasi që, Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka arritur në Kosovë, përcjell InLajmi.
Infantino është pritur në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi me bashkëpunëtorë.
Kjo është vizita e parë që presidenti i FIFA-s i bën Kosovës. /InLajmi/