Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, me të marrë vesh rastin e dhunimit seksual të Alpinistës Mrika Nikqi i i ka dalur në mbrojtje, përcjell InLajmi.
Muhaxheri ka thënë se dhuna nuk është private është çështje sociale dhe politike, është krim i dënueshëm, për të cilin kërkohet reagimi i secilit prej nesh.
Ai tha se Mrika është sportiste e dalluar, krenari e Pejës dhe mbarë shqiptarisë.
Postimi i plotë i tij:
Mbrëmjen e 27 shtatorit, Mrika Nikqi u sulmua seksualisht nga i dyshuari F.Beqiraj, i cili gjendet nën masën e mbajtjes për 48 or
Dhuna nuk është çështje private, por është çështje sociale, është çështje politike. Por mbi të gjitha, është krim i dënueshëm, për të cilin kërkohet reagimi i secilit prej nesh.
Mrika Nikqi, ti je sportistja e dalluar, krenaria e qytetit të Pejës dhe mbarë shqiptarisë!/InLajmi/