• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 28 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Lekaj tregon se si mund të parandalohet largimi i kosovarëve nga vendi

J G nga J G
30 September 2022
në Kosovë
0 0
0
Lekaj tregon se si mund të parandalohet largimi i kosovarëve nga vendi
0
SHPERNDARJE
37
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Numri i kosovarëve që ikin nga vendi mund të rritet edhe më shumë pas liberalizimit të vizave. Nga Sindikata e Sektorit Privat shprehen të shqetësuar, derisa deputeti Pal Lekaj tregon se si mund të parandalohet largimi i kosovarëve nga vendi.

Liberalizimi i vizave për Kosovën s’ka qenë kurrë më afër sesa tash. Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka vendosur edhe zyrtarisht në rend dite diskutimin për këtë çështje më 13 tetor.

Por, edhe pse ende s’ka asgjë të sigurt nëse do të ketë liberalizim, bizneset kanë nisur të shqetësohen se do të mbesin pa punëtorë, që edhe ashtu janë në mungesë.

Këtë e thotë edhe kreu i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Ai i ka thënë Gazetës Express se nëse liberalizohen vizat, do të rritet numri i atyre që largohen nga Kosova.

“Realisht Kosova ka qenë e rrezikume, është e rrezikume dhe në njëfarë forme mendoj se do të jetë po e njëjta tempo për shkak që rrezikshmërisë së punëtorëve, sepse jo tash por qe një kohë të gjatë kompanitë kanë filluar të mbesin pa punëtorë të kualifikuar dhe unë mendoj që liberalizimi do të ketë një shpejtësi të ikjes punëtore, por megjithatë edhe kështu po mjafton. Për çdo ditë, kemi nga 2 mijë aplikues për të ikur nga Kosova dhe normal që tani veç kanë filluar të ndihen mungesat, sidomos te punëtorët e kualifikuar. Është shumë normal që do të ketë mungesë të punëtorëve të pakualifikuar, derisa punëtorë të pakualifikuar ka mjaftë në Kosovë”, ka thënë Azemi.

Ai ka treguar se qe një kohë të gjatë kanë kërkuar si sindikatë nga Qeveria e pronarët e kompanive që të ulen e të bëjnë një program që të parandalojnë ikjen e punëtorëve, por siç thotë, s’janë marrë me këtë çështje.

Sipas Azemit, në vend ka punëtorë të pakualifikuar, por që duhet investim për t’i future në tregun e punës dhe në fund s’ka siguri a do të qëndrojnë për një periudhë afatgjatë.

“Qe një periudhë bukur të gjatë kemi kërkuar nga Qeveria dhe pronarët e kompanive që të ulemi dhe ta bëjmë një program afatshkurtë që të dalim para punëtorëve të sektorit privat të Kosovës, që t’u përmirsohen kushtet, siguria dhe shëndeti në punë, por sipas të gjitha gjasave, Shteti dhe pronarët e kompanive nuk janë marrë fort me këtë çështje, çka tani më për një fuqi punëtore duhet të investohet dyfish, pasi që të gjithë ata punëtorë që duan të hyjnë në tregun e punës, duhet t’i ndihmojmë që të merren me një punë profesionale dhe kjo do t’ju kushtojë dhe në fund nuk është punë e sigurt se ata punëtorë do të qëndrojnë për një periudhë të gjatë aty”, ka thënë Azemi.

Ndërkohë, deputeti Pal Lekaj ka thënë se është shumë e rëndësishme që të liberalizohen vizat, por se duhet të fillohet edhe me përgatitje për të parandaluar largimin e qytetarëve nga vendi.

“Shpresojmë dhe urojmë që liberalizimi i vizave të bëhet realitet e mos të mbetet ëndërr dekadëshe për popullin e Kosovës. E kam thënë më herët e po e potencojë prapë që qytetarët e vendit, ekskluzivisht të rinjtë e kanë humbur durimin dhe shpresën mbi liberalizimin e vizave, në kuptim të lëvizjes së lirë për në Evropë për të studiuar, punuar, bërë biznes dhe për vizitë. Së pari është e rëndësishme të liberalizohen vizat, dhe pastaj duhet që energjinë dhe punën ta orientojmë specifikisht mbi atë se vërtet çfarë duhet të bëjmë për ti ndalur qytetarët të mos e lëshojnë vendin”, ka thënë Lekaj.

Ai ka propozuar që të ketë bashkëpunim mes pozitës dhe opozitës për këtë, si dhe me shtete e organizata ndërkombëtare për t’iu ofruar kushte më të mira qytetarëve.

“Politikat shtetërore të Kosovës, ktu edhe me një reflektim dhe bashkëpunim Pozitë-Opozitë, pse jo bashkëpunim edhe me shtete dhe organizata ndërkombëtare me qëllim që të gjejmë Planet dhe Praktikat më të mira se çka të ju ofrojmë qytetarëve që mos ta lëshojnë vendin. Bazike mendojë që janë Shëndetësi e fortë dhe Sigurime shëndetësore; Rritja e Pagës Minimale; Siguri, rend dhe të drejta për puntorët në sektorin Privat; Zhvillim ekonomik me prioritet në Hapjen e Fabrikave dhe vendeve të punës!”, ka deklaruar Lekaj.

Ndryshe, liberalizimi i vizave për Kosovën është pika e 5-të e rendit të ditës së Grupit Punues për Viza i cili do t’i zhvillojë punimet me 12 dhe 13 tetor në Bruksel.

“Prezantimi nga Komisioni i dokumentit jo-zyrtar që ofron një përditësim faktik të situatës dhe shkëmbimin e mendimeve”, thuhet në rendin e ditës të agjendës zyrtare ku do të diskutohet liberalizimi i vizave për Kosovën.

Për të diskutuar mbi liberalizimin e vizave në takim janë ftuar të marrin pjesë edhe delegatët e Grupit të Punës për Rajonin e Ballkanit Perëndimor (COËEB)

Një zyrtar i KE-së ka konfirmuar para 2 ditësh se janë duke punuar në përditësimin e raportit të KE-së për liberalizimin e vizave.

“Për të mbështetur vendimmarrjen e shteteve anëtare, ne do të prezantojmë këtë vit raportin tonë të zgjerimit 2022 të shoqëruar me një përditësim teknik për çështjen e liberalizimit të vizave. Aktualisht jemi duke punuar në përgatitjen e këtij përditësimi teknik në konsultim me Presidencën e Këshillit dhe Shtetet Anëtare. Ky përditësim do të jetë vetëm një dokument teknik, për të prezantuar një gjendje të përditësuar të situatës aktuale që lidhen me standardet e liberalizimit të vizave, për të mbështetur diskutimet në Këshill”, tha një zyrtar i Komisionit Evropian.

Raporti i Komisionit Evropian që do të prezantohet më 13 tetor në organin përgatitor të Këshillit Evropian i quajtur Grupi Punues për Viza do të shërbejë si bazë për të nisur debatin për miratimin e liberalizimit të vizave në Këshill.

Kështu i tha se të shtunën e kaluar zëdhënësi i Presidencës çeke, Václav Smolka, duke konfirmuar se në mesin e shteteve të BE-së ka gatishmëri që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave për zonën Schengen.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën ndodhet shumë lart në agjendën e Presidencës Çeke. Aktualisht, Komisioni Evropian është duke përgatitur një raport për situatën aktuale, i cili do të shërbejë si bazë për të nisur një debat për miratimin e liberalizimit të vizave në Këshillin e BE-së. Ky raport pritet të prezantohet në takimin e Grupit Punues për Viza më 13 tetor 2022”, ka thënë ai.

Tags: Jusuf AzemiLiberalizimi i vizave për KosovënPal Lekaj
Postimi i mëparshëm

Osmani: Mbështetje e plotë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve

Postimi tjetër

Begaj pasi Putin anekson tokën ukrainase: Lajm i keq për paqen dhe rendin botëror

Të ngjajshme Postime

Vazhdojnë kërkimet për mërgimtarin në Ujman, asnjë gjurmë as pas 24 orësh
Kosovë

Vazhdojnë kërkimet për mërgimtarin në Ujman, asnjë gjurmë as pas 24 orësh

28 July 2025
Gucati: Gjykata Speciale po mundohet ta barazojë luftën e UÇK-së me çetnikët serbë
Kosovë

Gucati: Gjykata Speciale po mundohet ta barazojë luftën e UÇK-së me çetnikët serbë

28 July 2025
Të shtëna armësh në Prishtinë, policia jep detaje
Kosovë

Është gjetur në Mushtisht 9 vjeçari, i cili ishte shpallur i zhdukur

28 July 2025
Situata me zjarret në Kosovë: KFOR-i hedh mbi 43 mijë litra ujë nga ajri
Kosovë

Situata me zjarret në Kosovë: KFOR-i hedh mbi 43 mijë litra ujë nga ajri

28 July 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe vranësira lokale – Gjatë ditës mund të ketë ndonjë rrebesh shiu

28 July 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Në mëngjes herët mund të ketë stuhi, ndërsa gjatë ditës më freskët se ditëve të kaluara

27 July 2025
Postimi tjetër
Begaj për situatën në veri: Kosova me mençuri shmangu provokimin e rëndë

Begaj pasi Putin anekson tokën ukrainase: Lajm i keq për paqen dhe rendin botëror

Lajmet e fundit

5 sekrete bukurie që dermatologët nuk i thonë shpesh

5 sekrete bukurie që dermatologët nuk i thonë shpesh

28 July 2025
Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

28 July 2025
Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

28 July 2025
Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

28 July 2025
OVL-UÇK paralajmëron protestë kundër Gjykatës Speciale më 7 gusht

OVL-UÇK paralajmëron protestë kundër Gjykatës Speciale më 7 gusht

28 July 2025
Vazhdojnë kërkimet për mërgimtarin në Ujman, asnjë gjurmë as pas 24 orësh

Vazhdojnë kërkimet për mërgimtarin në Ujman, asnjë gjurmë as pas 24 orësh

28 July 2025
Vendimi i tetorit të vitit kaluar për pagat, Murati thotë se nga ky muaj shërbyesve publikë iu shtohen 55 eurot tjera

Vendimi i tetorit të vitit kaluar për pagat, Murati thotë se nga ky muaj shërbyesve publikë iu shtohen 55 eurot tjera

28 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu