Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar pasi që Alpinistja Mrika Nika u sulmua seksualisht nga një personnë Pejë, përcjell InLajmi.
Haxhiu tha se ngacmuesit dhe dhunuesit po vështirësojnë jetën e vajzave dhe grave.
Ajo u zotua se me Kodin e Ri Civil këta dhunues do të marrin masa të ashpra,
Postimi i plotë i saj:
Ngacmuesit e dhunuesit po e vështirësojnë jetën e vajzave e grave gjithandej Kosovës dhe kjo është e patolerueshme.
Për shkak të rritjes së rasteve të dhunës e ngacmimit seksual, para disa javëve kemi punuar në ndryshimin e Kodit Penal në drejtim të ashpërsimit të masave e dënimeve për dhunuesit dhe ngacmuesit.
Të njëjtat, do t’i finalizojmë dhe procedojmë tutje javën e ardhshme dhe do të përkujdesemi që të gjitha procedurat deri në fuqizim të bëhen në kohë sa më të shpejtë.
Institucionet e drejtësisë duhet të shqiptojnë dënime maksimale për dhunuesit e ngacmuesit seksual! /InLajmi/