Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë Kurti ku sipas saj nuk po ia kanë idenë se si të qeveriset me vendin, përcjell InLajmi.
Bajrami ka thënë se arsimi është në krizë të thellë.
Ajo tha se tani në kushte normale, që një muaj nuk mbahet mësim dhe Qeveria, MASHTI nuk marrin asnjë përgjegjësi.
Deputetja iu kërkon falje praktikantëve që i ka ofenduar, kur e kanë quajtë ”Qeveri e praktikantëve”, praktikantët megjithatë punojnë diçka.
Postimi i plotë i saj:
Me 11 mars 2020, me vendim të Qeverisë u mbyllën shkollat në tërë vendin, për shkak të pandemisë COVID-19.
Me 23 mars d.m.th. vetëm pas 12 ditëve, filloj e-mësimi në RTK.
Tani në kushte normale, që një muaj nuk mbahet mësim dhe Qeveria, MASHTI nuk marrin asnjë përgjegjësi.
Për popullistët është më rëndësi që Kurti e ”gjunjëzoj” Jasharajn.
Çka me miliona orë mësimi të humbura për plot 318 mijë fëmijë të këtij vendi?
I kemi fy praktikantët kur ju kemi quajtë ”Qeveri e praktikantëve”, praktikantët megjithatë punojnë diçka./InLajmi/